Pas publikimit të fotove, Tea reagoi sot me një postim ku nënkuptonte se kishte lënë prova që historia e saj me Beartin të zbulohej.
“Krimi perfekt nuk ekziston ose ti lë gjurmë që të kapesh”, shkruante Tea krah postimit ku fansat menjëherë e kanë sulmuar me komente.
Tea i është përgjigjur disa prej tyre dhe ndër të tjera shprehet se nuk është ide e keqe që të nxjerrë kontratën me “Përputhen”.
“Çështja është se le nam dhe këto s’të bëjnë më punë”, i komenton një tjetër. “E ke gabim, mund të bësh 1000 të mira e njerëzit nuk i mbajnë mend, bën diçka që nuk u pëlqen dhe shiko ç’bëhet”, i përgjigjet Tea.