'Fansi' i Arif Vladit reagon drejt Adelinës: Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë "sa bukur kënduaka ky" - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    ‘Fansi’ i Arif Vladit reagon drejt Adelinës: Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”

    Insajderi
    29 October 2020 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari shqiptar, Arif Vladi, ka reaguar rreth debatit që ai është përfshirë për këngën që e ka interpretuar vetë “Marshin e UÇK-së”.

    Ai ka mohuar zërat se është paguar për këtë këngë për çka ka folur Adelina Ismaili. “Vetëm një të dalë që ta vërtetojë se ka më ka dhënë pare për këtë këngë, do të ishte surprizë shumë e madhe për opinionin publik”, ka thënë Vladi në Frontal.

    Ai ka thënë se këto gjëra po i nxisin disa këngëtar që kanë një të kaluar jo shumë të lavdishme.

    “Po tua bësh vetingut, disa kolegëve të mi në Kosovë, dalin bashkëpunëtor të regjimit të vjetër”, ka thënë Vladi që gjithë jetën, siç tha ai, më dëshirë i ka kënduar Kosovën.

    Madje ia ka thënë se është në gjendje të ofrojë 10 mijë euro për ta ndihmuar realizimin e filmit për UÇK-në.

    E në përkrahje të tij ka dal edhe entokoreologu Dilaver Kryeziu, i cili me një postim në rrjetin social Facebook ai ceku se këngët e Arifit janë kryevepër e situatës.

    Më poshtë shihni postimin e tij të plotë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark