15:53 - 10 Tetor 2021

Shkruan: Lum Lushaj( Kroaci)

Fantazma e urrejtjes së antisemitizmit, ende sillet hije tmerri në Evropë me gojën plot tolerancë me fjalë,  e antitolerancë në shpirt.

Imazhet e sulmit ndaj gjithçka që është hebreje nga djepi i kulturës se lashte Evropiane nga Franca tregojnë të gjitha simptomat tipike të dhunës së një turme kundër hebrenjve në rrugët e Evropës, ashtu siç e njohim nga vitet 1930 dhe 1940. Imazhe e këtilla për fat të keq tani në Evropë

Po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, tashmë hebrenjtë po vriten të vdekur, d uke bërë sulme vandale mbi varret e tyre të shenjta dhe duke mos kursyer as jetën e të gjallëve. Për fat të keq kjo ka bërë që shumë hebrenj në Francë, dhe nga Gjermania e Evropa.

Këtë fakt tani edhe bashkësia më e madhe hebraike e Evropës Perëndimore, që numëron më shumë se gjysmë milioni, po nxjerrin përfundimin se nuk mund të jetohet më kështu me faktin se po vriten të vdekur e të gjallë dhe po shesin pronat dhe largohen;  mijëra syresh drejtë tokë së tyre të shenjtë. Sipas autoriteteve franceze, mes viteve 2017 dhe 2018, në Francë ka pasur një rritje

prej 74 përqind të incidenteve anti-semite.

Hebrenjtë në vendet e tjera të BE-së thonë gjithashtu se po mendojnë të bashkohen

kësaj ikje nga tokat ku kanë jetuar e vepruar, ku janë lindur, e ku kanë krijuar familjet e tyre. Më shumë se një e treta e të anketuarve  hebrenj në një sondazh nga BE-ja thonë se e kanë konsideruar ikjen nga kontinenti, ku sot banojnë rreth 2,4 milionë hebrenj.

Në Gjermani ka pasur një rritje prej 60 për qind në incidentet dhe ngacmimet antisemitike. Pse kjo vallë? Në Europë, athua po e rikthejmë kohën e nazizmit fashist?! Parashtrohet kjo pyetje që tani mund të duket edhe jo shumë e vështirë, por nuk ka një konsensus, a mos po rishfaqet një patologji së shkuarës, e shekullit që shkoi me plotë re të zeza ndaj  tolerancës njerëzore e zero tolerancës ndaj hebrenjve.

Disa tregojnë një klimë të përgjithshme të urrejtjes ata me ide demokratike,e njerëzore po e urrejnë këtë anitsemitizëm. Por,ata të ngarkuar e të errësuar me antisemitizëm ndryshe po mundohen të argumentojnë se hebrenjtë janë vetëm një nga shumë pakicat që i nënshtrohen abuzimit nga ekstremistët në ‘jetën reale’, si dhe në platformat e mediave sociale. Por, me Holokaustin, gjatë të cilit nazistët masakruan në mënyrë  sistematike gjashtë milionë hebrenj, duke peshuar rëndë në të kaluarën e Evropës, shpjegimi duket i papërshtatshëm, veçanërisht duke marrë parasysh përpjekjet e ndërmarra nga autoritetet që nga viti 1945 për të shpërndarë gjurmët e

vazhdueshme të gjakut, mitet helmuese dhe stereotipizimin e vjetër që mbështesin antisemitizmin.

Ky imazh i nacionalizmit në rritje, që pas fushatës së vet kundër migrantëve tani sërish i drejtohet një objekti të  vetin të urrejtjes tradicionale, nuk të habit. Ngjarjet e Parisit si edhe rasteve të dëmtimeve të varrezave .Pastaj tentimi i vrasjeve të gjithë kulturës e trashëgimisë si dhe ndjenjës shpirtërore nuk ka asnjë emër tjetër pos horrori i madh. Këto fakte dhe këto dëshmi, secilin personalitet me ide normale e njerëzore e detyron të parashtrojë pyetjen, deri tek institucionet më të larta botërore, më këtë errësirë si do të jetë e ardhmja e Evropës?! Çka po ndodhë me faktet e përjetuara që i kaloi bota në kohën e nazizmit, a i duhet prapë Evropa të ngjyroset me historinë e zezë siç e kishte në vitet  40-ta.

Besoj shifrat e vrasjeve të lartcekura të hebrenjve a nuk e kanë mbyllur përgjithmonë  atë kapitull turpi që Evropës që ende i duhet ta pastrojë atë njollë ?! Kjo tregon se Evropa është nderuar

e respektuar vetëm për faktin se ajo dukej demokratike, Prandaj, Evropë puno e dëshmohu  se vërtetë je demokratike, ose në të kundërtën do të lëndosh shpirtin e shumë miliona demokratëve dhe personaliteteve që kanë shpirt njerëzor e kanë ndjenjë njeriu mbi të gjitha. Mos kultivoni urrejtje, sepse atëherë do të dëmtoni deri në fund vlerat njerëzore të botës. Evropë, lufto të krijosh vlera dhe mbi të gjitha për dashuri ndërnjerëzore.

Sepse vetëm ajo dashuri është margaritar i kësaj bote. Në të kundërtën se vlen Evropa të jetë kontinenti i lashtë apo djepi i traditës dhe kulturës. Evropë, zgjohu në ndërdijen e madhe të kombeve dhe bëhu shembull e agimeve të së ardhmes, e mos u bënë agoni se kaluarës se secila e ardhme ka vetëm agime.