×
Show

Farat e kungullit zvogëlojnë rrezikun nga diabeti

Insajderi
18 April 2016 - 12:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Farat e kungullit janë përdorur për mijëra vjet për qëllime mjekësore, sepse janë një burim i pasur i vitaminave.

Për më tepër, shkenca e ka konfirmuar se vlera e tyre ushqyese rritet nëse rri një kohë, duke qenë pothuajse unike në natyrë.

Ne ju sjellim disa arsye me shume se pse këto ushqime të shijshme duhet të bëhen një pjesë integrale e dietës suaj.

Me fara deri tek zemra e shëndetshme
Një gjysmë filxhani nga këto fara të shijshme përmban gati gjysmën e dozës së rekomanduar ditore të magnezit, shumë e rëndësishme për zemrën tuaj. Ajo gjithashtu ndihmon për të kontrolluar tensionin e gjakut.

Përmirëson sistemin imunita
Përveç se që pasurojnë me magnesium, farat e kungullit janë burim i pasur i zinkut që ndihmon gjatë rregullimit të sistemit imunitar, me çka e zvogëlon rrezikun nga infektimet virusale si­ është gripi dhe ftohja. Kërkimet tregojnë se ndihmon edhe në zvogëlimin e lodhjes kronike dhe depresionit.

Mban të shëndetshme prostatë
Që nga kohët e lashta dihet se fara e kungullit është një pjesë e rëndësishme e dietës së meshkujve, sepse kanë një efekt pozitiv mbi prostatën. Hulumtimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të proporcionit të lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e burrave, dhe janë përdorur shpesh në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore të prostatës, siç janë hiperplazia dhe prostata e zgjeruar.

Zvogëlojnë rrezikun nga diabeti
Sipas kërkimeve,farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe me të parandalojnë komplikime të lidhura me diabetin, vrasësin kryesor të qelizave.

Që ti merrni në trup të gjithë nutritienët përmes farave më së miri do të ishte nëse i hani të pa përpunuara apo pak të pjekura në furrë, jo në temperaturë mbi 170°C, 15-20 minuta. Kriposni sipas dëshirës dhe kënaquni. Farat e kungullit janë shtojcë e shkëlqyer për sallata, supa, salca etj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark