Pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike e Kosovës, drejtori e Arsimit në Prishtinë, do t’i takojë partisë së Memli Krasniqit.
Pas lëvizjeve të fundit që kanë ndodhur, kjo drejtori i ka ikur nga dora të parit të Prishtinës, Përparim Rama.
Pozitë kjo që ishte menduar për Jehona Lushakun-Sadriun, analisten e aderuar së fundi në partinë e Lumir Abdixhikut, shkruan Gazeta Insajderi.
Tashmë nuk dihet nëse Lushaku-Sadriu do të mbetet vetëm një anëtare e thjesht e Lidhjes Demokratike të Kosovës, apo do të marrë ndonjë pozitë drejtuese.
Pak ditë para festës së Krishtlindjes, Lushaku-Sadriu, ishte bërë pjesë e LDK-së. Ajo ishte pritur nga i pari i LDK-së, Abdixhiku.
“Profesoresha Jehona Lushaku Sadriu nga sot është pjesë e LDK-së. Ajo i bashkohet familjes sonë politike në rrugëtimin e përbashkët që na pret përpara”, kishte shkruar Abdixhiku në Facebook.
Lexo edhe: