×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kabineti i Ramës – ky do të jetë kryeinspektori i ardhshëm i Prishtinës

    Insajderi
    06 January 2022 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Florian Dushi do të jetë i pari i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës të udhëhequr nga Përparim Rama.

    Qeveria lokale e Prishtinës po shkon drejt kompletimit, pas koalicionit të arritur me PDK-në.

    Pushteti i LDK-së është cunguar pas pazarit me partnerin e koalicionit. Një prej drejtorive qe i ka mbetur është ajo e Inspektoratit.

    Në këtë post sipas burimeve të Gazetës Insajderi do të jetë Florian Dushi, një prej njerëzve që ka mbrojtur LDK-në që gati një dekadë.

    E ka bërë këtë edhe në KQZ ku ka sherbyer si Anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në periudhën 2007-2016.

    Ai aktualisht është kryetar i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë dhe ka qenë Zëvëndësministër i Drejtësisë.

    Dushi është i lindur në Prishtinë ku edhe ka mbaruar studimet përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, me titullin Master i Shkencave Juridike, në drejtimin Kushtetues-Administrativ

    Gjithashtu, ka shërbyer si Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe Këshilltar i Lartë Politik i Ministres së Ministrisë së Drejtësisë, Znj. Nekibe Kelmendi.

    Që nga viti 2004 ai është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ndërsa ka qenë i zgjedhur si nënkryetar i Degës së LDK-së “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë, anëtar i Kryesisë Qendrore të Forumit Rinor të LDK-së, si dhe kryetar i FR të LDK-së, “Qyteti i Vjetër” në Prishtinë.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark