Sot në Kosovë shënohet Dita e Veteranit, një përkujtim për ata që luftuan për lirinë e vendit.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se kjo ditë i përket themeleve të shtetit dhe u kushtohet atyre që morën barrën më të rëndë në luftë.
Limaj u shpreh “Ditë që i përket themeleve të shtetit tonë. Ditë për ata që morën barrën më të rëndë, që zgjodhën luftën kur liria nuk kishte alternativë tjetër. UÇK-ja ishte vendimi për të mos u përkulur. Ishte guxim, sakrificë dhe besë e amanet ndaj Kosovës”.
Ai kujtoi gjithashtu ata që nuk janë më dhe ata që janë ende në Hagë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për luftën çlirimtare.
“Kjo ditë na kujton se shteti ynë ka lindur nga lufta e drejtë e UÇK-së, ky themel nuk guxon të harrohet,” shkroi ai.