Insajderi
Lajme

Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit

Insajderi
10 November 2025 - 11:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fatmir Shehollit i vazhdohet masa e paraburgimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fatmir Shehollit iu është caktuar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej dy muajsh Shehollit, të dyshuar për spiunazh.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“Referuar kërkesës suaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F. SH., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, më 07 nëntor 2025 përmes aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që atij i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, ka thënë ajo. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark