×
  • Lajme
  • Lajme

    Faton Hajrizi dyshohet se u plagosë para se të vritej, nuk mund të rezistonte – Pse ndodhi vrasja e tij?

    Insajderi
    19 July 2024 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në pamjet e publikuara nga mediat serbe është vënë re një detaj në këmbën e majtë të Faton Hajrizit.

    Ai e kishte të lidhur me një rrip dhe në të kishte gjakderdhje.

    Këtë e ka komentuar ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ai ka thënë se ky detaj ka bërë që të dyshoj se ai është plagosur fillimisht para se të vritej.

    Plaga në këmbë sipas Sylejmanit është rraskapitëse dhe rrjedhimisht edhe Faton Hajrizi nuk ka mundur t’u ikte.

    E kam parë në foto që ai e ka pasur këmbën  lidhur, ka qenë një indicie që ai ka qenë i plagosur dmth në shkëmbim të zjarrit, plagosja gjakderdhja është rraskapitëse… në atë shkëmbim të zjarrit edhe ai është plagosur, ia ka pamundësuar të lëviz edhe prej perimetrit ku është vra”, ka thënë Sylejmani.

    Ish-kolenli policor shtoi se policitë demokrate nuk i përdorin armët vdekjeprurëse menjëherë, në raste të tilla.

    “Policitë demokratike nuk i rreken armës vdekjeprurëse menjëherë edhe në raste të tilla. Kanë mundësi edhe me negociu me të, një lloj komunikimi. Pastaj përmes masave të bllokimit të territorit dhe nëse zgjat shumë orë dhe kësi ka raste ka pasur Policia e Kosovës, zakonisht ka shumë raste të pakta apo asnjë që të veprojë menjëherë me forcën vdekjeprurëse….”, ka thënë Sylejmani në “FIVE” të Dukagjinit.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark