Insajderi
Lajme

Faton Peci akuzon opozitën: Recidivistë në gabime

Insajderi
17 April 2025 - 14:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Faton Peci akuzon opozitën: Recidivistë në gabime
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, i ka quajtur “recedivistë në gabime” opozitën, pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Peci për këtë ka fajësuar partitë opozitare, të cilët sipas tij e pamundësuan procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja.

“Recedivistë në gabime! Pas mohimit të mandateve dhe bllokimit të seancës së parë të Kuvendit, opozita braktisi takimin konsultativ, dështuan sërish edhe në përpjekjen e dytë për të kontribuar në një zgjidhje institucionale. Me këtë sjellje recidiviste, opozita po e pamundëson procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja. Opozita e Kosovës po rrëshqet gjithnjë e më thellë në spiralen e bllokimit të institucioneve”, ka thënë Peci. Insajderi.org


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark