×
  • Showbiz
  • Show

    Fatos Lubonja thotë se Parashqevi Simaku nuk është ikonë: I këndonte sistemit politik që shpëlante trurin e shqiptarëve

    Insajderi
    17 December 2024 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Fatos Lubonja duke komentuar mbi fatin e Parashqevi Simakut, tha se zhurma e madhe tregon degradimin e kulturës shqiptare.

    “Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme, kjo ëhstë kultura e big brother. Tani po merren me fatin e një personi, ndërkohë që janë me mijëra shqiptarë që janë larguar dhe secili ka pasur fatin e tyre. Por këta merren me fatin e Parashqevisë. Mund të përbëjë lajm, por kemi një histeri”, tha Lubonja në ‘Opinion’ në News24.

    Ai tha se këta nuk mund të quhen ikona, i kanë kënduar realizmit socialist, i kanë shpëlarë trutë shqiptarëve.

    “Për mendimin tim, Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë. Shqipërinë e mori në dorë e njëjta elitë kulturore që ndërtoi soc-realizimin”, tha Lubonja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark