×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatos Nano i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë kirurgjikale

    Insajderi
    05 September 2023 - 23:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri Fatos Nano i cili ndodhet prej disa javësh në spital i është nënshtruar këtë të martë një tjtër ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërhyrja ka qenë në mushkëri dhe nuk do të jetë e fundit pasi lideri historik i PS do t’i nënshtrohet kësaj procedure pas një jave sërish. 

    Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen. 

    Ish-kryeministri u shoqërua me ambulancë nga shtëpia e tij për në spital të enjten e 24 gushtit 2023, pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen. Ish kryeministri ka pasur probleme me shëndetin edhe dy vjet më parë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark