Pak ditë më parë mediet ndërkombëtare publikuan një shkresë zyrtare që Federata e Futbollit të Sirisë i dërgoi ish-trajnerit të Chelseas.
Këtij të fundit iu ofrua posti i trajnerit në mënyrë që në këtë kohë krize dhe lufte që po kalon vendi, kombëtarja të kishte një mundësi për t’u kualifikuar në botërorin e ardhshëm.
Por sipas ‘Associated Presse’, kjo gjë nuk do të jetë e mundur. Sipas përfaqësuesit të federatës siriane Muëaffaq Jumaa, Murinjo nuk do të shkojë në kombëtaren siriane.
“Nuk kemi resurset e nevojshme në nivel ekonomik për të kënaqur kërkesat e tij”,-ka thënë Jumaa.
Aktualisht, Siria ndodhet në vendin e 123 në renditjen e FIFA-s. Vendi po kalon një periudhë të vështirë për shkak të luftës civile. Mijëra refugjatë i janë drejtuar vendeve të Bashkimit Evropian si një mundësi shprese. /Insajderi.com