
Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka njoftuar se ka vizituar Organizatën Sindrom Down.
Kupina ka thënë edhe se Lidhja e Prishtinës në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.
Postimi:
Vizitë në Organizatën Sindrom Down
Bashkë me kandidatët për Kuvend Komunal Agnesa Rexhepi Demiri dhe Vebi Mujku u njoftuam me punën dhe shërbimet që ofron qendra në Prishtinë dhe degët e saj në Kosovë.
Shërbimet e kësaj qendre janë të specializuara, jo vetëm për përfituesit e saj të drejtpërdrejtë, por edhe përmes ngritjes së kapaciteteve të institucioneve arsimore dhe kopshteve në trajtimin e rasteve të fëmijëve me sindromën Down.
Lidhja e Prishtinës, në kuadër të programit të saj social, ka paraparë përkrahjen dhe fuqizimin e kësaj organizate në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore. Kjo përkrahje realizohet edhe përmes mbulimit të shpenzimeve financiare të nevojshme për funksionimin e saj.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115