Insajderi
Lajme

Feim Kelmendi ankohet për ftesat e Prokurorisë: Ma kanë pru shpirtin te hunda

Insajderi
20 December 2025 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Feim Kelmendi ankohet për ftesat e Prokurorisë: Ma kanë pru shpirtin te hunda
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtori i Financave, Feim Kelmendi, është ankuar publikisht pas ftesave nga Prokuroria ku është thirrur si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës.

Kelmendi në një reagim në “Facebook” tha se është lodhur nga ftesat e vazhdueshme.

“Ma kan pru shpirtin te hunda qeta t’prokurorise me qeto ftesa, n’pike t’hallit jam prej tyre. M’doket kush po kalon kah prokuroria po ma ban nje kallxim penal edhe keta menihere s’po pritojne mem shpall te pandehur. Vec pom dhimbet qe s’muj me votu me te 28-tin se pa e provu mu arratise nuk e kisha lane😜 Ani kur po shkrujn: Te paraqiteni sebashku me mbrojtesin tuaj! Kush ka mem mbrojte mu o lahpera, mbrojtesi don pagu, ku leshin me marre para une pagu mbrojtes?”, ka shkruar ai.

Në ftesën e Prokurorisë Kelmendi u ftua si i pandehur për “Keqpërdorim të pozitës’ dhe “Cenim i të drejtave në marrëdhëniet e punës”.

Insajderi ka raportuar lidhur me kallëzimin penal ndaj zyrtarëve të lartë të ndërmarrjes publike që është ngritur nga një ish-punonjës i kësaj ndërmarrje, për disa pretendime lidhur me shkeljen e ligjit.

Bëhet fjalë për kryerjen e pagesave për një kontratë të caktuar pa marrëveshje dhe ndërprerje të marrëdhënies së punës “në kundërshtim me ligjin”.

Pjesë e kallëzimit penal janë Hana, Kelmendi dhe Mustafa-Hykolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark