×
Show

Fejohet Jennifer Lopez?

Insajderi
29 January 2016 - 14:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe pse këngëtarja Jennifer Lopez ka mohuar raportimet se është fejuar me të dashurin e saj të kamotshëm Casper Smart, mediat rozë vazhdojnë të këmbëngulin se këngëtarja latine po e mbanë të fshehtë aktin e fejesës.

Anëtarja e jurisë së “American Idol” ishte e ftuar në emisionin e Ryan Seacrest dhe ka shfrytëzuar mundësinë që të mohojë se është fejuar me 28-vjeçarin, derisa ka shtuar se më parë nuk kishte dëgjuar këto spekulime.

“Nuk jam fejuar dhe nuk e dija për këto thashetheme. Kam qenë shumë e zënë sa nuk kisha kohë që të dëgjoj thashethemet”, ka thënë Lopez.

J-Lo ka qenë e martuar tre herë dhe tre herë është shkurorëzuar. Ajo ka binjakët Emme dhe Max me ish-burrin e saj Marc Anthony.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark