Një fëmijë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në fshatin Treboviq të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës për Pejë, Driton Rugova.
Sipas tij, Policia është njoftuar rreth orës 09:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete.
“Me datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, tha Rugova.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Policia dhe organet e drejtësisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit.