×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

    Insajderi
    24 March 2024 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave.

    Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë dërguar në adresë të Insajderit tregojnë vetura që kalojnë me shpejtësi në atë zonë.

    Një banor i asaj zone ka shprehur shqetësimin se fëmijët janë të rrezikuar nga këto vozitje që po bëhen.

    Sipas tij, banorët e lagjës i kanë bërë kërkesë Policisë së kosovës që të vendosin “policë të shtrirë”. Pas aprovimit nga ana e institucionit të sigurisë, sipas tij, më pas iu është refuzuar kërkesa.

    “Qysh vozitin (tuj ba gara) Komunen e Malisheves Fshati Drenoc mehalla e Lacav edhe kurr policia nuk dalin mi kontrollu kemi lajmru shum her kemi ban kerkes per me vendos polic t vdekun masi na kan lshu kerkesen pas disa orve prap na kan refuzu vozisin sipas deshires me shpejtsi t madhe gjat dites edhe gjat nates Fmia jan t rrezikum nonstop”, ka thënë ai në kushte anonimiteti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark