Mijëra fëmijë të zënë në rrethimin shkatërrues të Alepos, në Siri, janë të traumatizuar aq shumë sa që kanë ndaluar edhe së qari, duke humbur edhe ndjenjat.
Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 2700 fëmijë ishin në mesin e 8,000 të shpërngulurve që u evakuuan nga qyteti sirian i shkatërruar nga lufta në ditët e fundit.
Por shumë të tjerë mbeten të bllokuar në zonat e mbetura të mbajtura nga rebelët.
Në disa pamje të transmetuara nga Channel 4 News, një foshnje, e quajtur Aya, shihet e ulur në një barelë në spitalin e fundit të mbetur të Alepos, teksa fytyra e saj është e mbuluar me pluhur dhe gjak të tharë.
Teksa kaosi rrëmben dhomën e spitalit, fëmija nuk do të qaj.
Nëna e saj, Um Fatima, e vetmja e mbijetuar e rritur nga tre familjet e një ndërtese, të cilët u zhdukën nga një bombë ruse apo siriane, thotë se familja e saj ishte duke fjetur, kur shtëpia e tyre u godit.
Videoja tregon tmerret e pësuara nga civilët në qytetin e Aleppos, qytet në të cilin po zhvillohen luftime ndërmjet forcave rebele, regjimit të Assadit, Ushtrisë ruse dhe asaj amerikane. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=1YshL6BXgZI