Shumë fëmijë do të bënin gjithçka që të largoheshin nga shkolla. E ka disa të tjerë në Kinë që rrezikojnë jetët e tyre për shkollim.
Në malet e jugperëndimit të Kinës në provincën Sichuan, fëmijët e kalojnë një shkëmb prej 800 metrave të lartë, një rrugë e cila është tejet e rrezikshme për të arritur deri në shkollë.
Ky udhëtim 2-orësh është shumë i vështirë sa që ata kthehen çdo dy muaj në shtëpi.
Atule’er, një fshat që ka rreth 400 banorë, rrëmbeu vëmendjen e shumë mediumeve botërore pasi televizioni kinez “Bejing News” publikoi një seri fotosh të 15 fëmijëve që ngjiteshin nga shkallët e pasigurta drejt shkollës.
Gazetari i televizionit shkoi atje dhe e përshkoi rrugën e njëjtë me nxënësit. Ai tha se fëmijët nuk ishin të frikësuar, përveç njërit i cili tha se ishte frikësuar që prej se njëri prej shokëve të tij kishte rënë nga këto shkallë. /Insajderi.com