×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmijët shqiptar mbahen peng nga ISIS

    Insajderi
    27 January 2016 - 14:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një numër i jetimëve të shqiptarëve të vrarë në Siri mbeten në kampet e militantëve të ISIS-it nuk po lejojnë që fëmijë të kthehen në shtëpi.

    Për të kërkuar një vend më të mirë dhe një atdhe të ri ku sundon ligji i sheriatit, një numër i madh i shqiptarëve morën gratë dhe fëmijët e tyre me ta në Siri për të luftuar për krah al-Kaedës dhe ISIS-it.

    Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se 13 gra dhe 31 fëmijë, duke u përfshirë 23 të mitur janë zhvendosur në Siri, disa prej tyre janë jetimë, të ve-ja ose janë zhdukur fare.

    Familjet ishin nisur për në Siri qysh në vitin 2012  dhe 2014, sipas dosjes hetimore nga Prokuroria e Shqipërisë për krime të rënda  njofton BIRN-i. Dosja shpjegon se gratë dhe fëmijët e xhihadistëve jetojnë në kampe, ndërsa burrat luftojnë në front.

    Ka një rast kur një xhihadist është përgjuar nga shërbimi sekret shqiptar, SHISH dhe prokuroria sepse mori fëmijët e tij në Siri pa miratimin e nënës së tyre, dhe se grupet islamike për të cilët luftuan etërit e tyre kanë ndaluar për të shkuar në shtëpi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark