Asgjë nuk i mishëron Krishtlindjet gjermane më mirë se “Weihnachtsmarkt” ose Tregjet e Krishtlindjeve. Ato më të famshmet janë në Nuremberg dhe Dresden, por vetëm Berlini krenohet me rreth 60 prej tyre, dhe mijëra tregje të tjera zhvillohen në muajin nëntor dhe gjatë Krishtlindjeve, në të gjithë vendin.
Në një kohë të vitit, kur të ftohtit mund të jetë mjaft lodhëse për njerëzit, Tregjet e Krishtlindjeve janë një argëtim dhe ndryshim nga ditët e lodhura të dimrit, duke tërhequr të rinj dhe të vjetër po ashtu, nga familjet deri tek kolegët e punës, për të cilët këto tregje janë vendet më popullore për të kaluar kohën para Krishtëlindjeve.
“Glühwein” apo vera e nxehtë është pija kryesore e këtyre tregjeve. Gështenja të nxehta, biskota, bajame të pjekura, salçiçe të skuqura dhe fruta të ëmbëlsuara janë ushqimi kryesor në ofertat e këtyre tregjeve.
Tregjet e Krishtlindjeve janë bërë një nga eksportet më të njohura të kulturës gjermane të viteve të fundit, me organizatorët e tregut që kanë shitur konceptet e tyre për qytetet tjera në Evropë dhe në Botë, si në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, raporton The Guardian.
Këto tregje, prej kohësh janë parë si një shënjestër prej terroristëve. Disa tregje të tilla në qytetin e Berlinit, kanë ngritur kordone të rrepta sigurie në vitet e fundit dhe kanë ngarkuar një tarifë hyrje në tregje, duke ofruar siguri më të madhe brenda tyre. /Insajderi.com