Insajderi
Lajme

Ferat Shala takon mbështetësit e tij në Komoran, prezanton para tyre programin e PDK-së

Insajderi
16 January 2025 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ferat Shala takon mbështetësit e tij në Komoran, prezanton para tyre programin e PDK-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Shala ka takuar mbështetësit e tij në Komoran, ku edhe ka prezantuar programin e PDK-së.

“Kosova do t’i kthehet punës, projekteve dhe investimeve me programin e PDK-së me Bedri Hamzën Kryeministër. Prandaj edhe mbështetja është kaq masive gjithandej Kosovës. E njëjta ishte edhe në Komoran, në nëndegën e dytë në këtë lokalitet të madh”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ai tutje ka theksuar se “në shkollën që mban emrin e heroit, njërit prej prijësve të luftës për liri, Xheladin Gashit – Plaku, shpreha përkushtimin për një Kosovë më të mirë, ashtu siç të gjithë ne e duam”.

Ferat Shala mban numrin 16 në listën e PDK-së e cila ka numrin 131.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark