Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati, ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil për shumicën e çështjeve. Por ai ka pranuar se koalicioni i madh nuk e ka të lehtë t’i sigurojë dy të tretat e votave që janë të nevojshme për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ferati ka thënë se për ratifikimin e demarkacionit do të ishte mirë të arrihej një konsensus nacional.
Ai ka shprehur drojën e tij se, pavarësisht asaj çfarë do të ndodhë në Kuvend me demarkacionin, Kosova do të jetë humbëse, shkruan Epoka e Re.
Ferati ka vlerësuar se në këtë rast palët nuk kanë ditur të bëjnë politikë.
Ai ka thënë se sfidat kryesore të Qeverisë mbeten zbatimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit.