Ferid Agani: Jap llogari vetëm para Zotit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferid Agani: Jap llogari vetëm para Zotit

    Insajderi
    15 June 2016 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ministri i Shëndetësisë, tash ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor është ftuar sot në një tubim për të folur për lumturinë. Ai në fjalën e tij, bëri ndërlidhjen e ngushtë të lumturisë me religjionin duke thënë se burimi lumturisë vjen nga besimi në Zot dhe se shkenca do të ketë të pamundur që të realizojë atë që quhet shpirti, pasi që nuk mund të elaborohet si koncept.

    Sot, ndaj ministrit Ferid Agani janë mbajtur dy ngjarje të rëndësishme që e akuzojnë atë në dy fronte:

    Për këtë arsye, Insajderi, kur është hapur koha e debatit, e ka pyetur Aganin nëse ai ndihej përgjegjës që për shkak të këtyre akuzave, dhe nëse e ka në plan të jap dorëheqje.

    Agani është përgjigjur se të dyja akuzat janë të paqëndrueshme dhe se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.

    “Jap llogari vetëm para Zotit”, ka thënë Agani, teksa organizatorët e ngjarjes Eudaimonia nga “Cyano’s Day”, kanë penguar gazetarin që të xhiroj përgjigjen duke ia ndalur telefonin.

    Agani lidhur me kërkesën e qytetarëve për dorëheqje në rastin e Prizrenit dhe ngritjen e aktakuzës ndaj tij, ka thënë se nuk e ndjen vetën përgjegjës as si person e as si drejtues politik.

    “Shoqëria civile dhe qytetarët mund të kërkojnë dorëheqje, por a e ndjej vetën përgjegjës për vdekjen, jo. Edhe a jap llogari para shoqërisë civile dhe një grupi qytetarët kur ka miliona të tillë, jo. Jap llogari vetëm para Zotit”, ka thënë Agani.

    20160615_175056[1]

    Insajderi, ka insistuar që ta pyes Aganin nëse do të jap përgjegjësi para Gjykatës për aktakuzën ndaj tij por ai ka vazhduar ta ripërsërisë të njëjtën gjë, teksa gazetarit i është kërkuar që të mos vazhdojë më me pyetje dhe të mos xhiroj, në të kundërtën do të largohet nga salla.

    Në fillim të kësaj ngjarje, Agani kishte thënë për aktakuzën se “ia kishte prishur lumturinë”./Insajderi.com

    Agani: Aktakuza është e paqëndrueshme, ma prishi lumturinë


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark