×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ferizaj- Arrestohet 16 vjeçarja, e sulmoi nënën

    Insajderi
    04 December 2022 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 16-vjeçare është arrestuar të shtunën rreth orës 20:30 në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

    Sipas Policisë e dyshuara, pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

    “Mbrëmë, rreth orës 20:30 policia stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe sulmit. Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare,  e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “Policia të dyshuarën e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të prindit dhe avokatit të saj, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet më tej në njoftim.

    Rasti është cilësuar “Dhunë në familje, sulmi dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark