×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ferizaj: Klienti kacafytet me pronarin, shtinë me armë në mes të lokalit

    Insajderi
    26 February 2024 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pazakontë që ka ndodhur në ora katër të mëngjesit të së dielës në Ferizaj.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pronari i lokalit ka denoncuar se një i dyshuar pasi është përplasur verbalisht me të, ka shtënë me armë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ka qenë në lokalin e tij, pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjatë incidentit ka shtënë një herë me revole duke e qëlluar murin e lokalit dhe më pas është larguar në drejtim pa njohur”, thuhet në njoftim.

    Sipas njoftimit, lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetime intensive. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark