Një person ka djegur aksidentalisht shtëpinë e tij në fshatin Carralevë të Komunës së Ferizajt. Sic njofton policia e Kosovës, pronari i shtëpisë kishte ndezur një zjarr në objektin ndihmës të shtëpisë, ndërsa më pas zjarri ka depërtuar edhe në pjesën tjetër të shtëpisë.
Zjarri ka djegur në tërësi objektin.
Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar në këtë rast, përveç dëmtimeve të mëdha material./Insajderi.com