×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ferizajasi dëmtohet nga hajnat, i vidhen stoli e armë

    Insajderi
    17 March 2024 - 09:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në Ferizaj ka raportuar se në shtëpinë e tij janë vjedhur stoli ari dhe një armë me leje.

    Ngjarja ka nodhur pasditen e së shtunës, sipas Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ferizaj / 16.03.2024-18:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një armë me 50 copë fishekë për të cilën posedon leje, para të gatshme dhe një sasi stoli ari”, thuhet në njoftim.

    Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark