×
  • Sport
  • Sport

    Fernando Torres kritikon UEFA-n

    Insajderi
    06 April 2016 - 10:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmues i Atletiko Madridit, Ferrnando Torres, i cili mbrëmë u përjashtua nga ndeshja me Barcelonën për shkak të kartonit të kuq, ka reaguar ashpër kundër gjyqtarit Felix Brych.

    Ai ka thënë se është turp për UEFA-n të caktoj një gjyqtar “kaq të dobët në një ndeshje të madhe si ajo e mbrëmjes së kaluar”.

    Sulmuesi spanjoll u përjashta nga loja në minutën e 35, pas kartonit të dytë të verdhë.  Në kohën e përjashtimit, ekipi i tij ishte në avantazh ndaj Barcelonës, me një gol të shënuar nga vet Torres.

    Por, gjërat ndryshuan për të keq për Atletikon pas daljes së Torres nga loja, me Barcelonën që mori nën kontroll ndeshjen, duke përmbysur rezultatin në fund.

    Loja kthyese e çerek finales luhet pas dy jave në Madrid./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark