Fero ndahet nga gruaja e dytë? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Fero ndahet nga gruaja e dytë?

    Insajderi
    10 May 2025 - 12:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Feronit Shabani i njohur si Fero, pak më parë dha lajmin se pas divorcit me Arbenita Ismajlin, ishte martuar përsëri me vajzën, të cilën më vonë u zbulua se ishte Nita Bajrami.

    Por, siç duket gjërat nuk i shkuan mirë. Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet Fero nga veprimi që bëri në rrjete sociale, shkruan Insajderi.

    Ai më nuk e ndjek Nitën.

    Kujtojmë se pas ndarjes nga Arbenita, Fero i ishte përkushtuar fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim. “Jam i dashuruar, me të thënë të drejtën nuk ma kishte marrë mendja se do dashurohesha kaq shpejt, por jam dashuruar si kurrë më parë. I sfidoj të gjithë meshkujt shqiptar se askush nuk është më romantik se unë”, u shpreh Fero ndërsa shtoi se: “Tani do ju bëj ‘disse’ për romantizëm”.

    Por, ai tashmë dihet që i është rikthyer edhe repit pavarësisht se kishte deklaruar se do të i përkushtohej fesë.

    fero nita bajrami (2)

    Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli, më të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Nina. Kujdestaria e së bijës u kthye në një mollë sherri mes Feros dhe Arbenitës, ndërsa reperi, pretendonte se modelja nuk e lejonte ta takojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark