Reperi, Feronit Shabani i njohur si “Fero”, së shpejti pritet të bëhet baba dhe përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram” ka treguar barkun e fryrë të gruas së tij, Arbenitës.
Çifti, Fero – Arbenita kanë njoftuar ditë më parë se janë në pritje të një vajze, teksa nuk kanë munguar edhe fotografitë e modeles duke treguar barkun e rrumbullakosur.
Gjithashtu, çifti u kurorëzuan me datën 18 shkurt të këtij viti, dhe reperi ka treguar për gjininë e foshnjës e cila është vajzë.