Feronikeli 74 do të vazhdojë në Superligën e Kosovës në futboll edhe në edicionin e ardhshëm.
Ekipi nga Drenasi i shpëtoi rënies nga liga, duke e fituar ndeshjen e barazhit ndaj Prishtinës së Re.
Dueli i zhvilluar në stadiumin “18 Qershori” në Klinë u mbyll me fitore minimale 1:0 të ‘Niklit’.
Deri në fund ndeshja nuk prodhoi gola.
Në minutën e 79-të, Alban Shillova shënoi me kokë, por pas rreth tetë minutash shikimi në VAR, goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, kjo nuk e ndali Alban Shillovën që arriti të shënonte në minutën e shtatë shtesë për fitoren e madhe të ekipit të tij.
Kësisoj, Feronikeli 74 e siguron Superligën edhe për edicionin e ardhshëm, kurse Prishtina e Re mbetet në Ligën e Parë.
Ekipi nga kryeqyteti pati një sezon mjaft të mirë duke përfunduar në vendin e dytë në grupin B.
Më pas, në barazhin e Ligës së Parë arriti ta mposht Dinamon e Ferizajt në penallti, por në pengesën e fundit nuk ia dolën.