Insajderi
Biznes

Ferrari me edicion special sjell vetëm 10 vetura për tregun japonez

Insajderi
14 December 2016 - 14:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Modeli J50 është prodhim i ri i super veturës Ferrari e cila është prezantuar të martën  gjatë një ceremonie në Qendrën Kombëtare të Artit në Tokio të Japonisë.

Ky është një edicion special i veturës Ferrari, që vjen për të festuar 50 vjetorin e hyrjes në tregun japonez, raporton BusinessInsider.

Ferrari nuk ka menduar të prodhojë modele të këtij lloji në numër të madh, duke prodhuar vetëm 10 modele të tilla.

Dizajni i J50 është i bazuar në atë të Ferrari “488 Spider” që do të thotë se ai ka një motor  3.9 litra V8, me rreth 680 kuaj fuqi.

Shitja e këtyre modeleve do të bëhet vetëm në shtetin e Japonisë./Insajderi.com

160711-car-ferrarij50r


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark