Insajderi
Sport

Festa e PSG-së kthehet në dhunë, arrestohen 127 persona në Paris dhe lëndohen 11

Insajderi
07 May 2026 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Festa e PSG-së kthehet në dhunë, arrestohen 127 persona në Paris dhe lëndohen 11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas kualifikimit të Paris Saint-Germainit në finalen e Champions League, festimet në Paris janë shndërruar në incidente të rënda dhe përplasje me forcat e rendit.

Sipas raportimeve nga autoritetet franceze, gjatë natës së festimeve janë regjistruar 127 persona të ndaluar, ndërsa 11 të plagosur, mes tyre edhe një në gjendje më të rëndë.

Po ashtu, 23 policë kanë pësuar lëndime të lehta gjatë ndërhyrjeve për ta kontrolluar situatën.

Ngjarjet nisën menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bayern Munich – PSG, kur mijëra tifozë dolën në rrugët e kryeqytetit francez për ta festuar kalimin në finale.

Fillimisht festimet u karakterizuan nga flamuj, fishekzjarrë dhe kore, por shumë shpejt situata u përshkallëzua me përdorim të mjeteve piroteknike, djegie objektesh dhe përplasje me policinë.

Forcat e rendit ndërhynë në disa zona të Parisit për t’i shpërndarë turmat dhe për t’i parandaluar dëmtimet e mëtejshme, ndërsa disa akse kryesore të qytetit u bllokuan për arsye sigurie.

Autoritetet franceze kanë deklaruar se do të ketë masa të forta sigurie edhe për festimet e ardhshme, përfshirë edhe finalen e Champions League, për ta shmangur përsëritjen e incidenteve të ngjashme. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark