Festa e Vitit të Ri në familjen e Osmanit, ajo tregon detaje nga kremtimi që bënë me familje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Festa e Vitit të Ri në familjen e Osmanit, ajo tregon detaje nga kremtimi që bënë me familje

    Insajderi
    31 December 2024 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ndau kujtime personale nga fëmijëria e saj, duke folur për sfidat e asaj kohe dhe festat simbolike të fundvitit.

    “Përkundër rrethanave të vështira që ka kaluar familja jonë dhe populli, si fëmijë shumë herët na është dashur të përballemi me sfidat e krijuara nga jeta. Për shkak të dëbimit nga puna të prindërve, edhe ne u dëbuam nga shkolla, dhe kështu na u desh të rriteshim para kohe”,  tha Osmani, duke reflektuar mbi vështirësitë që e formësuan jetën e saj.

    Presidentja kujtoi njëherësh me ngrohtësi festat e fundvitit në banesën e familjes në Mitrovicë.

    “Festat e vitit të ri ishin përplot hare, me atë pak ushqim që kishim. Ndonjë dhuratë simbolike e vogël për ne si fëmijë, muzikë, vallëzim, dhe një atmosferë që nuk ndalej kurrë,” u shpreh ajo.

    Osmani theksoi po ashtu rëndësinë e ruajtjes së këtyre traditave dhe krijimit të momenteve të veçanta për fëmijët e sotëm.

    “Çdo vit të ri e kalojmë bashkë me familjen, duke krijuar kujtime që edhe fëmijët tanë do t’i bartin për gjithë jetën e tyre”, u shpreh e para e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark