Insajderi
Lajme

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër- Një nga viktimat, nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit

Insajderi
01 January 2026 - 20:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër- Një nga viktimat, nipi i ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Personi në foto është i ndjeri Anxhelo Ruçi, i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

27-vjeçari ishte djali i shefit të policisë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.

Aksidenti që ktheu festën në tragjedi, ndodhi nga përplasja e dy mjeteve.

Mjeti tip Volkswagen ku udhëtonin Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruci 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra dhe mjeti tjetër tip Mercedes Benz ku udhëtonin shtetasit Martin Dulaj 25 vjeç i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje dhe Arsida Demiri 19 vjeç, e cila është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. topchannel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark