Festë në Kolumbi pas Nobelit, brohorasin për Santosin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Festë në Kolumbi pas Nobelit, brohorasin për Santosin

    Insajderi
    08 October 2016 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nderimi i presidentit kolumbian Juan Manuel Santos me çmimin Nobel të Paqes, është pritur me entuziazëm nga qytetarët e këtij vendi që dolën nëpër rrugë për të festuar.

    Komiteti norvegjez i Nobelit e vlerësoi Santosin për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës më të gjatë civile në historinë moderne, edhe pse siç tha ekziston rreziku i dështimit të procesit të paqes, pas refuzimit të marrëveshjes së nënshkruar nga FARC në referendumin e së dielës. Duke përshëndetur mbështetësit e mbledhur jashtë pallatit presidencial mbrëmjen e së premte, Santosi i ngazëllyer dhe i lehtësuar, tha se vendi i tij duhet të hidhte hapin e radhës drejt vendosjes së paqes.

    “Kjo ngjarje, reagimi juaj më prek në thellësinë e zemrës. Ne do ta konsolidojmë paqen me të gjithë mbështetjen tuaj. Nuk duhet të dështojmë pasi na është dhënë një mandat i madh për të vazhduar përpara. Ju falenderoj shumë”, tha Santos, shkruan Top Channel.

    Një turmë e vogël njerëzish u mblodh në sheshin qendror të Bolivarit në Bogota, me tollumbace të bardhë, flamuj të Kolumbisë dhe një shenjë ku lexohej “të bashkuar për paqen”.

    Santos është i pari amerikano-latin që fiton Nobelin e Paqes që prej aktivistes indigjene. Rigoberta Menchu e Guatemalës në 1992 dhe është i dyti laureat kolumbian pas Gabriel Garcia Marquez, i cilit fitoi Nobelin për letërsinë në 1982-shin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark