
Gjatë Konferencës Ekonomike të Bizneseve të Diasporës Shqiptare u fol rreth Festivalit të Gastronomisë Shqiptare që do të mbahet në Berlin në nëntor të këtij viti.
Por tashmë, një festival i tillë do të mbahet edhe në Prishtinë, gjatë datave 13-14 korrik, në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Tashmë është lansuar edhe videoja promovuese e këtij festivali. “Prishtinë, a je gati për Prishtina Gastronomy Festival?”, thuhet në mbishkrimin e videos.
Gjatë muajit maj një festival për gastronominë shqiptare për herë të parë është mbajtur edhe në Athinë të Greqisë.
Albinfo.ch do t’ju sjellë në vazhdim detaje rreth këtij festivali.
https://www.facebook.com/globalalbanian/videos/2248438718575121/