''Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur'', vjen këtë muaj në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Kulturë

    ”Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur”, vjen këtë muaj në Prizren

    Insajderi
    08 July 2022 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur, këtë muaj nga data 31 korrik deri më 4 gusht, nis rrugëtimin për tu shndërruar në ngjarje tradicionale, e që do të mbahet në qytetin e Prizrenit.

    Kjo ngjarje kulturore sjell artistë nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës si: Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Turqia, Italia, Rumania dhe Franca.

    Sipas njoftimit, në natën e hapjes së festivalit më 31 korrik, prej orës 21:00 h, në Kalanë e Prizrenit, do të  prezantohet teatri nacional i Bosnjes me shfaqjen e regjisorit të njohur Dino Mustafiq.

    Në një prononcim për Insajderin aktori Shkelzen Veseli, njëkohësisht edhe themelues i festivalit tregoi rreth pritshmerive të këtij eventi.

    Nga ky Festival si fillim shpresojmë të shkëputemi nga pasojat e pandemisë dhe ti kthehemi jetes kulturore në vend, së dyti shpresojmë dhe po punojmë që Kosovës dhe jo vetem të ia ofrojmë një festival unik siç është edhe vet qyteti i Prizrenit dhe në një periudhë 5 vjeqare synimi ynë është që të shëndrrohet në një aktivitet elitar në kulturen tonë ku trupat që do të performojnë të jenë produksione të dëshmuara”, tha Veseli.

    Veseli tha se pret mbështjetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe po ashtu një konfirmim pozitiv nga ta.

    Nga MKRS besoj që do të përkrahemi dhe të jemi partner në këtë aktivitet, procedurat e aplikimit i kemi kryer dhe ditet në vazhdim presim konfirmim pozitiv”, shtoi aktori.

    Ai në fund ftoi të gjithë të shkojnë në këtë festival në Prizren.

    Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur është i themeluar nga artistët: Shkelzen Veseli, Adrian Morina dhe Zana Duraku.

     Shkelzen Veseli
    Zana Duraku
    Adrian Morina

    Shtrirja e aktiviteteve do të bëhet në gjithë qytetin, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e përshtatshme që janë në dispozicion në Prizren, përshirë hapësirat publike dhe private si:

    Kalaja e Prizrenit, Hamami, Kino Lumbardhi, Lidhja e Prizrenit, , Xhamitë, Kishat, Teqet, Ura e gurit, Teatri Qytetit, Kino Bistrica, si edhe sheshe të qytetit.

    Më posht gjeni fotot e ambienteve ku do të mbahet edicioni i parë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark