Rivali më i madh i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan, i cili qëndron në Amerikë, Fetullah Gulen është njeriu që qëndron pas tentimeve për grusht shteti në Turqi, thonë burime pranë presidencës turke.
Kështu të paktën shkruan gazeta britanike, The Guardian, e cila përcjell fjalët e këtij burimi të presidencës turke, transmeton Insajderi.
“Ky është një tentim i lëvizjes së Fetullah Gulenit, diçka që është paralajmëruar nga njerëzit e tij muajt e fundit”, thotë ky burim për The Guardian, transmeton Insajderi.
Gulen, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit aktual turk, Erdogan, u kthye në rivalin e tij më të fuqishëm, duke e rivalizuar me lëvizjen e tij të ashtuquajtur “Lëvizja e Gulenit”. /Insajderi.com