Feyenoord befasia e Ligës së Kampionëve, diskualifikon Milanin dhe kalon tutje - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Feyenoord befasia e Ligës së Kampionëve, diskualifikon Milanin dhe kalon tutje

    Insajderi
    18 February 2025 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milani ka barazuar në “San Siro” ndaj Feyenoordit me rezultat 1-1 në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga gara më e rëndësishme për klube.

    Milani e nisi fuqishëm pasi kishte pësuar humbje në Holandë me rezultat 1-0, gjë që i ndihmoi të gjente shpejt golin.

    Ishte Santiago Gimenez që nga një top i kthyer me kokë shënoi për 1-0 që në minutën e parë, apo më saktë pas 37 sekondash lojë.

    Milani ka mundur në tri raste ta dyfishojë e epërsinë në pjesën e parë, por Joao Felix , Theo Hernandez dhe Rafael Leao lëshuan shumë raste të mira.

    Edhe pjesën e dytë, Milani e nisi më mirë, por gjithçka u rrënua, kur Hernandez u fut në zonë dhe simuloi për penallti, ndërsa gjyqtari polak pa menduar dy herë i ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë për ta larguar nga fusha.

    Kjo i kushtoi Milanit, pasi që Feyenoord në minutën e 73-të, arriti të barazojë rezultatin, me golin e shënuar nga Julian Carranza i cili u asistua nga Hugo Bueno për 1-1. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark