×
  • Sport
  • Sport

    FFK insiston se do ta sjellin portierin e Ajaxit në kombëtare- vetë Ramaj ka thënë se po e pret Gjermaninë

    Insajderi
    18 February 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një prej portierëve më premtuesnë Evropë është Diant Ramaj, i cili po luan startues tek skuadra më e trofeshme holandeze, Ajax.

    Portieri vitin e kaluar nga Eintracht Frankfurt u transferua te skuadra holandeze dhe është portieri i parë te 4 herë Kampionët e Evropës.

    Zëvendës-drejtori i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ka deklaruar që FFK me 22 vjeçarin ka kontakte të vazhdueshme.

    “Federata ka pasur kontakte shumë ma herët me Diantin, besoj para dy tri viteve ka qenë kontakti i parë, djali ka deklaruar që po e pret Gjermaninë, por ne po presim edhe ne nuk dorezohemi”, ka thënë ndër tjera Ujkani për ATV.

    Ujkani ka deklaruar që ata do të insitojnë që Rama te vjen te Kosova.

    Diant Ramaj është i lindur në Shtutgart të Gjermanisë dhe ka prindër shqiptarë të cilët janë nga Gjakova.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark