FFK-ja ankohet në CAS ndaj vendimeve të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë – Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    FFK-ja ankohet në CAS ndaj vendimeve të UEFA-s për ndeshjen me Rumaninë

    Insajderi
    05 December 2024 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës njofton se në afatin e përcaktuar kohor, ka proceduar në CAS (Court of Arbitration of Sport) ankesën ndaj vendimit të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Rumani- Kosovë, të datës 15.11.2024.

    FFK-ja, përveç angazhimit të ekipit të vet ligjor, është në konsultim edhe me disa studio ligjore me përvojë të madhe me lëndët në CAS, kryesish nga Zvicra dhe Gjermania, për t’ u përfaqësuar në mënyrën e vet më të mirë në këtë betejë ligjore në kërkim të së drejtës për Federatën dhe ekipin tonë Kombëtar.

    “Federata e Futbollit e Kosovës shpreh besimin e saj të plotë që CAS do të marrë vendim të drejtë e meritor”, shkruan në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar.

    UEFA vendosi për fitoren e Rumanisë me rezultat zyrtar 3:0 pasi ekipi kosovar u tërhoq nga fusha dhe num u kthye më shkaku i thirrieve raciste të tifozëve rumunë në fund të ndeshjes së zhvilluar në Bukuresht në muajin e kaluae, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

    Edhe Rumania ka paralajmëruar ankesë në CAS pasi i konsideron të larta gjobat që i mori nga UEFA dhe të butë dënimin që e mori Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark