Insajderi
Lajme

Fier: Gjendet i vdekur hajni brenda shtëpisë – i mbeti trupi në dritare

Insajderi
13 April 2026 - 12:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fier: Gjendet i vdekur hajni brenda shtëpisë – i mbeti trupi në dritare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë ka ndodhur gjatë natës në lagjen“ 8 Shkurti” në Fier.

Në tentativë për të vjedhur në një shtëpi, një 40-vjeçar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, shtëpia tre katëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij, raporton Neritan Trifoni.

Ai tregoi se fqinji që përkujdeset për shtëpinë e ka gjetur të vdekur në dritare hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë, raporton Top Channel.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Fierit ndërsa nuk është identifikuar ende. Po ashtu po punohet për përcaktimin e vërtetë të shkaqeve të vdekjes.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark