Jo më shumë se para dy vitesh, rep-artisti i njohur shqiptar, Stresi, kishte dhënë disa deklarata interesante.
I ftuar atëherë në emisionin NIN, reperi kishte thënë se ka qenë në lidhje me këngëtaren, Filloreta Raçi-Fifi.
Pas kësaj, krijuesja e hitit “Marova” kishte shkëputur kontaktet me Stresin, ndërsa një kohë e kishte larguar edhe nga rrjetet sociale.
Gjatë ditës së djeshme në emisionin “Shiko Kush Luan”, Fifi publikisht e pyeti se kur ata kanë qenë së bashku.
“Para dy vitesh në një intervistë ke thënë që ne të dy kemi qenë bashkë, kur kemi qenë bashkë ne?”, ka pyetur Fifi.
Stresi në mënyrë të menjëhershme kishte shpjeguar se ka qenë një ngatërresë, teksa nuk e kishte në mend ta përmendte emrin e saj.
Sidoqoftë, këngëtarja e mori me sportivitet, duke shtuar se i ka prishur punë të tjera nga kjo informatë nga ana e tij.