Fifi: Ish-i dashuri im i parë më la pasi nëna e tij nuk më donte sepse isha fshatare e Ferizajt - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Fifi: Ish-i dashuri im i parë më la pasi nëna e tij nuk më donte sepse isha fshatare e Ferizajt

    Insajderi
    08 October 2021 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Programi i Big Brother VIP ka marrë vëmendjen e të gjithëve që në emsionin e parë.

    14 banorët kanë filluar tashmë të njihen më mirë me njëri-tjetrin, gjersa nuk kanë hezituar edhe të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.

    Në ditën e dytë, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.

    Këngëtarja, ka treguar se ish-i dashuri i saj i parë e kishte lënë, pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

    “Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse?Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar Fifi.

    Vitin e kaluar u përfol në media rozë se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë nga Shqipëria të quajtur Xhulio (pasi ai ishte personi i vetëm që ndiqte në Instagram), por që pas një kohe të shkurtër, dyshja thuhet se i prishën raportet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark