Fifi kërkon që të bojkotohet koncerti ku do të këndoj Bregoviq: Do të jetë ofendues për shqiptarët e Kosovës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Fifi kërkon që të bojkotohet koncerti ku do të këndoj Bregoviq: Do të jetë ofendues për shqiptarët e Kosovës

    Insajderi
    07 August 2021 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka kërkuar që të bojkotohet koncerti në Korçë ku do të këndoj këngëtari serb, Bregoviq.

    Ajo përmes një shkrimi në InstaStory ka thënë se do të jetë ofendim për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë

    “Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë. Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark