Fifi ishte protagonistja në “After Party-in” e Luana Vjollcës.
Këngëtarja zbuloi disa detaje të reja nga historia e dashurisë me Xhuljo Tabakun.
E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, ajo tha se marrëdhënia e tyre është e komplikuar. Më tej, Fifi zbuloi se ajo e do më shumë partnerin, nga sa e do ai atë.
Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja i hoqi të gjithë miqtë dhe të njohurit nga Instagrami, të gjithë-përpos partnerit. Në këtë mënyrë ajo zyrtarizoi publikisht lidhjen e saj.