Një skandal i ryshfetit ishte publikuar mbrëmë nga Ditari i Buzhalës. Bëhej fjalë për 30 mijë euro ryshfet veç për dërgimin e një email-e tek autoritetet, për të treguar se është kryer puna nga kompania ‘Infratek’ në rrugën Gjakovë-Dollc, shkruan Insajderi.
Në këtë kompani kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut, ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Këto përgjime sollën një sërë reagimesh dhe ndër to edhe reagimin e deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Sipas tij për aq sa ai e njeh ministrin Aliu, i njëjti nuk frikësohet dhe nuk shantazhohet. Ai thotë se figura e pastër e tij mund ti tremb disa.
“Prandaj një gjë jam shumë i sigurt, për aq sa e njoh, dhe e njoh shumë mirë, Liburn Aliu nuk frikësohet e shantazhohet, e aq më më pak të korruptohet. E di që figura e pastër e Liburnit edhe mund t’i trembë disa, por s’kemi çka bëjmë, ai nuk do ua lag fytin askujt. Le të kokorizin sa të duan”, ka shkruar Dugolli në facebook.
Gjithashtu në reagimin e tij, deputeti i LVV-së pohoi se ministrin Aliu sipas tij u munduan ta pengonin qysh në fillim të mandatit, por ky i fundit nuk u ndal.
“Çuditërisht, Liburnin u munduan ta pengojnë e ndalojnë edhe në fillim të mandatit (e që pastaj u vërtetua që nuk kishte asgjë të keqe, sepse kishte mbrojtur interesin publik), por ai nuk u ndal sepse e drejta mund të vonon por ajo triumfon”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
1616